LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari i Parlamentit të MV, Afrim gashi uron besimtarët për Kurban Bajram

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi përmes një postimi ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam festën e madhe të Kurban Bajramit.

Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Në diten e Kurban Bajramit, festës së sakrificës, humanizmit dhe afërsisë mes njerëzve, përtërihen vlerat më të larta të solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
Kjo festë e shenjtë na rikujton rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin, të ndarjes së mirësisë me familjen, fqinjët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi njerëzore.
Kurban Bajrami është gjithashtu një thirrje për më shumë unitet, paqe dhe harmoni në shoqërinë tonë, duke forcuar besimin se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Në emër të Kuvendit dhe në emrin tim personal, ju uroj që kjo festë të sjellë begati, shëndet, qetësi shpirtërore dhe lumturi në familjet tuaja.
Urime Kurban Bajramin!

Related Articles

Back to top button
Close
Close