MaqedoniTopLajm

Kryetari i komunës së Vrapçishtit takohet me ekspertin austriak Daniel Bogner ,ja detajet :

Në Komunën e Vrapçishtit Kryetari Isen Shabani së bashku me përfaqësuesit komunal, mirëpritën ekspertin austriak z. Daniel Bogner, me të cilin biseduan për idenë e shpalljes së Malit Sharr si Park Nacional. Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Drejtori për Mjedis Hapësinor nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Hisen Xhemaili.
Ky proces ka kaluar fazat e para, ndërsa tani pritet që të kalojë në fazat tjera.
Nevojën për shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional e dëshmon studimi disavjeçar “Valorizimi i Vlerave Natyrore te Malit Sharr”, i cili u realizua nga
studiues dhe ekspertë të kësaj fushe. Ky projekt u realizua me mbështetje të UENP-së dhe digasterit përkatës nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Kryetari i Komunës z. Isen Shabani, falenderon z. Daniel Bogner dhe të gjithë studiuesit për angazhimin dhe pret që së shpejti të kurorëzojnë përfundimin e këtij qëllimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close