LajmeRajon

Kryesia vendos: Hoti të enjten të raportojë në Kuvend për dialogun

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë sot vendim që kryeministri Avdullah Hoti të raportojë të enjten nga ora 10:00 para deputetëve për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Siç merr vesh Klan Kosova, anëtarët e Kryesisë me shumicë votash votuan që raportimi i kryeministrit të vendoset pikë e parë e rendit të ditës në seancën e parë të sesionit vjeshtor parlaentar.

Pas raportimit të kryeministrit Hoti, seanca do të vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës, që kanë mbetur nga sesioni i kaluar parlamentar ku ndër të tjera janë projektligji për vlerat e luftës së UÇK i propozuar nga PDK, projsktligji për rimëkëmbje ekonomike dhe projektligje tjera.

Kryesia ka vendosur që seanca e së enjtes të vazhdoj punën edhe të premten.

Related Articles

Back to top button
Close
Close