
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar së fundi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.
Ky takim u zhvillua në rezidencën e Erdogan në Marmaris, ku u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, sfidën e fuqizimit të ekonomisë në kushtet e përballjes me pandeminë, COVID-19.
Kjo u bë e ditur nga Rama, i cili tha se Erdogan është një mik i çmuar për të.