MaqedoniTopLajm

Koncepti i ri i Ministrisë së Arsimit: Shqipja do të mësohet si gjuhë e huaj

Mes lëndëve të detyrueshme për nxënësit që nuk i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase – përfshihet gjuha maqedonase si lëndë nga klasa e katërt në të nëntën, duke lënë mundësinë e zgjedhjes së shqipes si lëndë zgjedhore në vend të gjuhës së dytë zgjedhore të huaj. Çdo shkollë duhet të ofrojë dy lista me lëndë zgjedhore, një për të mësuar gjuhë të tjera, nga të cilat gjuha shqipe mund të zgjidhet si opsion.”, thuhet në Konceptin e ri për arsimin fillor.

Arsim me tetë ose nëntë lëndë të detyrueshme të ndarë në dy grupe. Njëra në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe ose gjuhë boshnjake, matematikë, shkenca natyrore, shkenca shoqërore dhe gjuha angleze, dhe grupi tjetër që mbulojnë artin, arsimin fizik, tekniko-teknologjik, parashikon koncepti i ri për reforma në arsimin fillor që u prezantua dje. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëruan se pas prezantimit do të vijojë debati publik.

Megjithatë, mësimi i gjuhës shqipe në këtë Koncept të dedikuar për arsimin fillor, do të jetë “gjuhë e huaj” sikurse gjuha angleze apo edhe ajo gjermane, dhe jo si “gjuhë zyrtare e mjedisit”. Në Konceptin e prezantuar nga ministrja Milla Carovska, mes lëndëve të detyrueshme për nxënësit që nuk i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase – përfshihet gjuha maqedonase si lëndë nga klasa e katërt në të nëntën, duke lënë mundësinë e “Zgjedhjes se shqipes si lende zgjedhore ne vend te gjuhes se dyte zgjedhore te huaj”.

Mes lëndëve të detyrueshme për nxënësit që nuk i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase – përfshihet gjuha maqedonase si lëndë nga klasa e katërt në të nëntën, duke lënë mundësinë e zgjedhjes së shqipes si lëndë zgjedhore në vend të gjuhës së dytë zgjedhore të huaj. Çdo shkollë duhet të ofrojë dy lista me lëndë zgjedhore, një për të mësuar gjuhë të tjera, nga të cilat gjuha shqipe mund të zgjidhet si opsion, nëse në mjedisin ku jeton fëmija – përdoret më shumë ose është dominuese, ndërsa lista tjetër zgjedhore do të jetë e përbërë nga katër kategori me zgjedhje të lira”, thuhet në Konceptin e MASH-it.

Nga ana tjetër, shkencat natyrore shkencat natyrore do të përfshijnë përmbajtje nga biologjia, gjeografia fizike, kimia dhe fizika, dhe shkencat shoqërore do të kenë përmbajtje që i përkasin historisë, gjeografisë sociale, edukimit qytetar, fesë, etikës. Sipas Konceptit të ri, koha e kaluar në shkollë të jetë 5 orë, nga të cilat 3.5 orë mësimore për fëmijët nga klasa e parë në klasën e pestë dhe gjashtë orë ose 4.5 orë mësimore për fëmijët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Ministrja Carovska, është arsyetuar se Koncepti është përgatitur nga profesorë relevant universitar dhe mësimdhënës, të cilët janë në mësim direkt. “Profesorët universitar së bashku me mësimdhënësit ndërtuan vizion për atë se ç’farë konceptimi për mësim në mësimin fillor duhet të ketë në shtetin tonë. Më relevant janë pedagogët dhe psikologët”, tha Carovska.

Megjithatë, Koncepti i ri për arsimin fillor ka shkaktuar reagime edhe nga partitë politike. Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet anëtares së Kryesisë së partisë, Bujare Abazi, ka akuzuar se me Konceptin e ri për arsimin fillor, do të ketë më shumë se 20 lëndë zgjedhore, ndërkohë që probabiliteti për ta zgjedhur nxënësit gjuhën shqipe – është në përqindje shumë të vogël, ose aspak.

Ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, rikujtojmë se premtimet e BDI-së ishin se në konceptin e ri për shkollat fillore, gjuha shqipe do të mësohet si lëndë obligative dhe jo fakultative, ashtu siç njoftoi para disa ditëve ministrja e Arsimit, Carovska. Duke marrë parasysh se me Konceptin e ri do të kemi më shumë se 20 lëndë zgjedhore, probabiliteti për ta zgjedhur nxënësit gjuhën shqipe është në përqindje shumë të vogël, ose aspak. Nëse i marrim edhe konstalacionet politike, vijmë në përfundim se kjo është vetëm një zgjidhje hibride në sy të opinionit, dhe kjo flet për pazare politike LSDM dhe BDI”, është shprehur Abazi.

Sipas saj, nëse mendohet se me këtë zgjidhje po bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe, shtrohet pyetja se përse për nxënësin shqiptarë gjuha maqedonase duhet të jetë obligative, ndërsa për nxënësit maqedonas – shqipja të jetë zgjedhore dhe e huaj? “Koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa e rikujton opinionin se kjo zgjidhje është edhe një prej atyre zgjidhjeve në arsimin fillor, ku punëtori që punon në arsim duhet të njohë dhe ti nënshtrohet provimit për gjuhët.

Ku i punësuari shqiptar duhet ti nënshtrohet provimit në dy gjuhë, ndërsa ai maqedonas vetëm në gjuhën maqedonase. Që të jetë paradoksi më i madh, profesorët që do të ligjërojnë gjuhën maqedonase tek nxënësit shqiptar, nuk janë të obliguar që ta njohin gjuhën e nxënësit, pra gjuhën shqipe edhe pse e njëjta është zyrtare”.

Abazi, duke kritikuar Qeverinë LSDM-BDI, ka thënë se koalicioni ASH-AAA vazhdon ta ketë shtyllë kryesore në veprimin e saj zyrtarizimin e gjuhës shqipe si nevojë e kohës, duke pasur parasysh shtrirjen territoriale, autoktoninë, participimin në shtet dhe synimin për ndërtim të vizionit “Shteti për të Gjithë”, me vlera të larta demokratike e Evropiane.

Ky vizion arrihet vetëm atëherë kur dhe Gjuha Shqipe do të zyrtarizohet në mënyrë të mirëfilltë, por jo me stërkëmbëza që mundohet ti bëjë pushteti me partnerin shqiptar BDI , të cilët tentojnë që me zgjidhje hibride të manipulojnë opinionin, se gjoja edhe gjuha shqipe në Konceptin e ri për arsim fillor do ta mësojnë edhe komunitetet shumicë, por si lëndë zgjedhore. Në realitet, ky është edhe një truk për të mjegulluar premtimet e dhëna gjatë fushatës së tyre për 100 ditët e para të qeverisjes, që gjuha shqipe të jetë lëndë obligative prej klasës së pestë”, ka thënë anëtarja e Kryesisë së ASH-së, Bujare Abazi.

Opozita e VMRO-DPMNE-së ndërkohë akuzoi se ministrja Milla Carovska nuk ka asnjë koncept për arsim më të mirë, ndërsa kumtuan se dëgjohet fshirja e lëndës së historisë kur mohohet identiteti, gjuha dhe historia jonë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close