LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Vrapçishtit ndër komunat e para rurale për llogaridhënie

Komuna e Vrapçishtit zgjidhet e para për llogaridhënie ndër komunat rurale shqiptare
Shoqata për Hulumtime dhe Analiza “ZMAI” prezantoi Raportin për hapjen e proceseve buxhetore komunale, indeksin e hapjes së komunave për vitin 2021 dhe analizën krahasuese të hapjes së komunave në proceset buxhetore.
Raporti është bazuar në transparencë, përfshirje në drejtësi dhe llogaridhënie.
Sipas këtij raporti, Komuna e Vrapçishtit është më së miri e ranguar për llogaridhënie ndër komunat që udhëhiqen nga kuadro shqiptare, duke lënë pas të gjitha komunat rurale që udhëhiqen nga kuadrot shqiptare si Komunën e Haraçinës 32 vende, Bogovinën 18 vende, Tearcën 13 vende, Sarajin 12 vende, Likovën me 11 vende si dhe Zhelinën 10 vende.
Vlera e indeksit për secilën komunë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është llogaritur duke shfrytëzuar të dhënat e mbledhura nga Anketa për Komunat e Hapura.
“Është një studim i detajuar i procesit buxhetor komunal për vitin fiskal 2021. Pyetjet vlerësojnë si atë që ndodh në praktikë ashtu edhe atë që kërkohet me ligj. Kështu, përgjigjet ofrojnë një vlerësim të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies së një komune duke parë jo vetëm parimet zyrtare në vend, por edhe duke ndjekur praktikat e mira përgjithësisht të pranuara për menaxhimin e financave publike”, thuhet në Raportin e “ZMAI”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close