LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti takon mjekët e nismës “Çairi në ritmin e shëndetit”

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka takuar mjekët me të cilët po e ndërtojnë së bashku projektin “Çairi në ritmin e shëndetit”, një nismë që synon ta afrojë kujdesin shëndetësor me çdo qytetar, shkruan Top24

Sot e nisa ditën me një takim pune me mjekët, me të cilët po e ndërtojmë së bashku projektin “Çairi në ritmin e shëndetit”, një nismë që synon ta afrojë kujdesin shëndetësor me çdo qytetar.
Që nga java e ardhshme, në në objektin e Komunës së Çairit do të nisin ligjëratat publike me pediatër, gjinekologë, mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të tjerë, të cilët do të ndajnë këshilla dhe informacione të vlefshme për ruajtjen e shëndetit.
Paralelisht, ekipet mjekësore do të jenë çdo ditë në parqet e Çairit me stenda, ku qytetarët do të mund të marrin edhe këtu këshilla shëndetësore, të matin tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, si dhe të informohen mbi rëndësinë e parandalimit dhe kontrolleve të rregullta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close