LajmeTeknologji

Si pritet të duket iPhone 15

Si çdo vit, Apple i lanson produktet e veta në shtator. iPhone 15 është versioni i radhës që do të publikohet nga kompania, ndërsa në mediat online janë publikuar disa nga pritjet që do të befasojnë publikun, shkroi “9to5mac” të hënën mbrëma.

Madhësia e ekranit – iPhone 14 që u lansua sivjet shënoi rritje të madhësisë së ekranit. I pari kishte 5.4 inç madhësi, ndërsa Plus-i 6.7 inç. Sipas kësaj, edhe iPhone 15 do të ketë rritje të ekranit, gjegjësisht 6.1 inç e iPhone 15 Plus 6.7 inç.

Ndryshimi i pamjes

iPhone 15 pritet të sjellë edhe ndryshime të pamjes. Aktualisht Dynamic Island është i kufizuar në versionin aktual, ndërsa në të ardhshmin do t’i ketë dy pamje me mundësi zgjedhjeje. Kjo po bëhet me qëllim që softueri të ketë integrim më mbresëlënës.

Thuhet se iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus nuk do ta marrin teknologjinë e ekranit ProMotion të Apple, që ofron shpejtësi rifreskimi nga 1Hz deri në 120Hz.

Kamera

Aktualisht nuk është bërë e ditur se çfarë përditësimesh do të bëhen në kamerën e iPhone 15. Versioni aktual, 14, i ndërmori një varg ndryshimesh, përfshirë Motorin Photonic për përpunimin dhe përmirësimin e kamerës së përparme.

Pritet që Apple të punojë në rregullimin e harduerit ekzistues të kamerës ose të ndërmerr përmirësime të veçorive të tjera të kamerës.

Performanca

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus pritet të fuqizohen nga çipi A16 Bionic, që aktualisht përdoret në iPhone 14 dhe 14 Plus. Kjo vazhdon strategjinë e Apple për ta dyfishuar performancën e iPhone mes modeleve Pro dhe jo Pro. Strategjia nisi për herë të parë sivjet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close