KurioziteteLajmeMaqedoni

Klinika për “IVF” në Qipron Veriore nën hetim, të paktën 30 bebe dyshohet se janë nga donatorë të gabuar

Një klinikë e fertilitetit në Qipron Veriore dyshohet se ka përdorur donatorë të gabuar të spermës ose vezëve për të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, raporton BBC. Prindërit thonë se kishin zgjedhur donatorët bazuar në historikun shëndetësor, pamjen dhe të dhënat e tyre personale, por dyshojnë se në trajtimet e tyre janë përdorur donatorë të tjerë.

Sipas raportimit, rreth gjysma e rasteve lidhen me klinikën “Dogus IVF Center”. Nga 30 fëmijët, 11 kanë kryer teste të ADN-së, të cilat kanë treguar prejardhje gjenetike nga Turqia ose vendet fqinje.

Klinika “Dogus” ishte vendosur në listën e zezë të bankës së spermës “Cryos International” që në vitin 2016. Ministria e Shëndetësisë në Qipron Veriore ka nisur hetim zyrtar për rastin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close