
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për urën e Ibrit.
Ai tha se do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Marko Rutte, me një kërkesë që të mos hapet ajo, transmeton Klankosova.tv
“Mund ta bëj këtë sot. Dhe turku, komandanti i KFOR-it, po e bën këtë. Së shpejti do t’i shkruaj Mark Ruttes dhe nuk besoj se ai do t’i përgjigjet letrës sime dhe se do ta pranojë kërkesën time për të mos e bërë këtë. Do t’i dërgoj një letër sot ose nesër”, tha Vuçiq.



