
Presidenti Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër me gazetaren e CNN, Kristen Holmes e cila tentoi ta pyeste presidentin për politikat e tij ndaj Koresë së Veriut.
Përplasja ndodhi në Zyrën Ovale, ku Trump kishte mirëpritur Ryder Williams, 16 vjeçar roje plazhi të cilin po e nderonte të hënën, raporton FoxNews.
Trump e pyeti adoleshentin nëse ishte dakord që gazetarja e CNN po sillej pasjellshëm.
“Hesht. Je shumë e pa respekt para këtij të riu, në rregull?” tha Trump, përpara se t’i drejtohej Williams.
“A nuk e konsideron atë të pa respekt?” e pyeti presidenti adoleshenten, i cila nuk u përgjigj.
“Ai e kupton. Qetë. Me kë je?” vazhdoi Trump
“Je një person i zhurmshëm” tha ai, sipas Fox News.
“Je një gazetare e rreme dhe raporton lajme të rreme.




