MaqedoniTopLajm

Kërkohet dorëheqja e Venko Filipçes, 16 spitalet e paralajmëruara montuese nuk janë askund

VMRO-DPMME kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me coronavirus.

Nga kjo parti thonë se ditëve të fundit janë shënuar rekorde të zeza, në lidhje me sëmundjen COVID-19.
“Numri i të vdekurve ka arritur gati 800. Numri i të infektuarve në një ditë ka arritur deri në 20 përqind nga numri i të testuarve. Po shënohen rekorde të zeza. Filipçe a është i vetëdijshëm për këtë? 16 spitalet e paralajmëruara montues, me të cilat Filipçe u lavdërua para zgjedhjeve nuk janë askund”, thonë nga VMRO-ja opozitare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close