
“Më lejoni që publikisht ta falemenderoj angazhimin e pakursyer të ministrit Hoxha dhe të përgjegjësit rajonal Deharit, për angazhimin e tyre që përfundimisht edhe problemi me ujin për ujitje të tokave të një pjese të konsiderueshme të Pollogut të zgjidhet dhe qëllimi i vetëm është, zonën e Pollogut përsëri t’a rikthejmë në zonë e cila do të prodhojë produkte bujqësore të kualitetit më të lartë, ashtu siç ka qenë i njohur Pollogu në të kaluarën. Në vazhdën e projekteve të cilat do të realizohen në këtë drejtim janë edhe sistemi i mbyllur i ujitjes nga Raveni i cili gjithashtu po vazhdon të ndërtohet dhe gjitha projektet e tjera që kanë të bëjnë që produktet bujqësore të Pollogut të arrijnë deri te konsumatori në një kualitet sa më të lartë. Lëvizja Besa, Pollogun dhe malin Sharr do ta rikthejmë në një qendër të zhvillimit ekonomik dhe jo vetëm të pjesës perëndimore por gjithë teritorit të Maqedonisë së Veriut, dhe besoj që në të ardhmen ky angazhim nuk do të mungojë.”
Tha Kasami.



