
Këshilli i Prokurorëve Publik ka kryetar të ri, Antonio Jolevski është kreu i ri i këtij organi, i cili do ta pasojë Aco Kolevskin. Mandati i tij është dy vjet. Këshilli mbajti sot seancë në të cilën e shkarkoi kryetarin aktual, formoi komision zgjedhor dhe me 11 vota “për” zgjodhi Jolevskin i cili ishte kandidati i vetëm. Ndryshe, Këshilli i Prokurorëve ishte në fokus të publikut kur, pa shpjegime dhe vetëm me votim, zgjodhën prokurorë në Prokurorinë e Lartë dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prandaj këshilli u kritikua se nuk i shpjegoi publikut kriteret me të cilat disa prokurorë u avancuan e disa të tjerët jo.



