RajonTopLajm

Kamionët bënin gara në autostradë, Policia shqipton gjoba (FOTO)

Në lidhje me rastin ku dy kamionë u panë duke bërë garë se cili s’do ia lëshojë rrugën tjetrit në autostradë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar gjobat përkatëse, njofton Top24.

“Mos mbajtja e distancës anësore të sigurisë & Lëvizja në shiritin emergjent!

Në bazë të video-incizimit të publikuar në rrjete sociale, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferët e kamionëve që po lëviznin në mënyrë të parregullt në autostradë, njëri prej të cilëve është gjobitur me 60 € i cili gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë, ndërsa shoferi i cili ishte duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent është gjobitur me 300 €, 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njoftoi Policia e Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close