
Halil Snopçe ka dalë me kritika ndaj Izet Mexhitit, pasi siç thotë, nuk ka dha përgjigje se pse u dënua menjëherë shqiptari që shpalosi flamurin autoktonus, ndërkaq nuk ka reagim për ata që përdorën parulla antishqiptare, njofton Top24
“Në momentet kur drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, heshtja është e papranueshme.
Izet Mexhiti sot nuk dha asnjë përgjigje për dënimin e menjëhershëm të një shqiptari për mbajtjen e flamurit me mbishkrimin “autoktonus”, ndërsa nuk ka asnjë reagim për ata që përdorin parulla raciste kundër shqiptarëve.
Si zv.kryeministër, ai nuk mund të shmangë përgjegjësitë e tij. Mosdhënia e përgjigjes nuk është shenjë fuqie, por mungesë guximi dhe pushteti.
Në politikë, përgjegjësia është ajo që bën ndryshimin.
Ne kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për diskriminimin etnik!”, tha Snopçe.



