OpinionShendetiTopLajm

Kam shpesh problem me marramendjen, do të doja ndonjë këshillë për këtë problem?

Te pacientët që kanë marramendje dhe kanë sëmundje sistemike, do të rekomandoja që t’i mbanin nën kontroll sëmundjet sistemike që kanë. Pra, pacientët që kanë tension, diabet, probleme të shtyllës kurrizore, apo dhe probleme autoimunime që prekin veshin e mesëm, si: artriti rheumatoid, spondiliatroza, sëmundje të tjera reumatizmale, që shoqërohen me prekje të veshit të mesëm. Këta pacientë të bëjnë një kontroll periodik te mjeku dhe të mos dalin në temperature të larta.

Kur kemi një krizë duhet të paraqitemi në urgjencë për të bërë matjen e parametrave vitale, për të përcaktuar nëse është një sëmundje centrale, pra një patologji centrale si nga truri a po vjen ne kuadrin e semundjeve të tjera sistemike.Dhe në momentin që ngelet një sëmundje periferike do kalojë nga mjeku ORL për të parë pjesën e marramendjes që vjen nga veshi i brendshëm apo i mesëm.

Diagnostikimibehet me otoscopi, audiogramë dhe videonistagmografi që është metoda e fundit ekzaminuese për të ndarë një patologji centrale me një periferike nga veshi.

Për pacientët e diagnostikuar me problem të veshit të brendshëm, e cila nuk na kompromenton jetën, por është sëmundje kronike, do t’u sugjeroja që të bënin një jetë sa më të shëndetshme gjatë periudhës së plazhit dhe dieta që do rekomandoja është:
Dietë pa alkool, duhan, pa kripë dhe pa kafeine, pra një përdorim sa më të reduktuar të kripës dhe substancave me kafeinë si kafe, çajra të ndryshëm, koka kola, çokollatë, pije
energjike etj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close