EkonomiLajmeTopLajm

Ka para për rroga dhe pensione, siguron ministri i financave

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për MIA, thekson se janë siguruar fonde të likuiditetit që Buxheti të ekzekutohet normalisht dhe deri në fund të vitit të paguhen rregullisht pagat e punonjësve dhe pensionet si dhe ndihma sicoale.

“Janë siguruar fonde të likuiditetit që Buxheti të ekzekutohet normalisht në përputhje me planin deri në fund të vitit, gjegjësisht të paguhen rregullisht pagat e punonjësve, pensionet e pensionistëve, ndihma sociale, për të përmbushur rregullisht detyrimet ndaj ekonomisë, detyrimet ndaj kreditorëve, si dhe fondet për masa antikrizë për të ndihmuar ekonominë dhe përshpejtimin e revitalizimit. Ekziston gjithashtu një bafer (mjet sigurie), në varësi të zhvillimit të ngjarjeve, për një goditje të dytë të mundshme ose për servisim të pagesave që skadojnë në vitin 2021”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Por profesori universitar Nikolla Popovski dhe ish ministër i financave në një intervistë për TV1 tha se që të zbuten pasojat e krizës së dytë gjatë vjeshtës, Qeveria duhet të ndalë ta rrisë borxhin publik dhe t’i shkurtojë shpenzimet dhe subvencionet e panevojshme.

“Në fillim, me vendimet e qeverisë është mbyllur një pjesë e madhe e ekonomisë, tani filloi të rihapet. Pakoja e re duhet të jetë më e ulët, për shkak se ato pjesë që janë të hapur nuk kanë ndalesë, nuk duhet të kompensohen ose të kthehen në gjendjen e mëparshme. Vera kaloi që do të thotë se këto subvencione turistike që nga shtatori e më tutje do të jenë iluzion, duhet të bëhen kursime deklaroi Nikolla Popovski, profesor Universitar.

– Advertisement –

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi para pak kohe tha se fakti që në buxhet ka ulje të të ardhurave për 13,9% ky nuk është skenari më i keq. Tashmë po realizohen masat e tre pakove të para, ndërsa për momentin përgatitet pakoja e katërt e masave ekonomike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close