MaqedoniTopLajm

Jovanovski: Njerëzit duan ndryshim, komuniteti rom jeton në mjerim

Kandidati i VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar Jovanovski, sonte përmbyll fushatën parazgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Për një muaj rresht ka zhvilluar fushatë derë më derë me kërçovarët, për të dëgjuar hallet e tyre. Kandidati i VMRO-së ju uroi komunitetit turk për Ditën e Republikës së Turqisë, ndërsa për komunitetin rom në këtë qytet tha se jetojnë në mjerim dhe se duhet t’u krijohen kushte elementare.

“Mbrëmë isha tek lagjja ku jeton komuniteti rom, atë që pash ishte e tmerrshme, më erdhi shumë keq sepse u ndjeva sikur jetojë në Etiopi e jo në Evropë, një qytet evropian në shtet evropian. Mendoj se duhet shumë shpejt të intervenohet në zgjidhjen e problemeve elementare të njerëzve. Nga ana tjetër njerëzit duan ndryshim”, tha Jovanovski./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close