MaqedoniTopLajm

Dehari falënderon mërgimtarët: E vlerësuan punën time, prandaj vijnë për fitoren e radhës

Kandidati i BDI-së Fatmir Dehari i cili garon për një mandat të tretë në Komunën e Kërçovës në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për rrethit të dytë, falënderoi mërgatën që ka ardhur për ta mbështetur si në rrethin e parë po ashtu edhe tani. Dehari tha se fluksi i ardhjes së mërgimtarëve është për shkak se e vlerësojnë punën e tij dhe projektet e realizuara në 8 vitet e fundit në Kërçovë.

“Kjo është pjesa më e bukur e qytetit tonë në përgjithësi e kombit tonë ngase edhe një herë dëshmojnë për atdhedashurinë por mbi të gjitha ata edhe një herë dëshmojnë dhe më motivojnë mua për punën e bërë, për projektet e realizuara, për ndryshimin e qytetit dhe vendbanimeve tona rurale në tërësi”, tha Dehari./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close