MaqedoniTopLajm

Mbahet panairi i tretë i bletarisë në Shkup

Në qendër të kryeqytetit sot qytetarët mund të ndalonin dhe të bënin ditën e tyre më të ëmbël duke blerë mjaltë nga bletarët e vendit. Në Panairin e tretë, bletarët thonë se çmimi këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar, për shkak se sasia është më e vogël.

“E po çmimet, vitin e kaluar ishin 450, këtë vit 500. S’kanë shumë dallim. Sot kemi mjaltë livadhi nga rajoni i Kriva Pallankës, mjaltë dushku dhe gështenje nga rajoni i Makedonski Brodit dhe kopër nga ana e Shën Nikollës. Përveç mjaltit kemi edhe prodhime të tjera të bletarisë, si qumësht blete me mjaltë, qumësht blete me mjaltë, propolis dhe polen, hithër me mjaltë,  kanellë me mjaltë. Mjalti me hithër ndikon në përmirësimin e hekurit në gjak, ndërsa me kanellë për përmirësimin sheqerit”

“Për dallim nga viti i kaluar çmimet janë pak më të larta. Arsyeja për këtë është zvogëlimi I sasisë së mjaltit  cilësore dhe rritja e shpenzimeve. Ndryshmet klimatike e bëjnë të vetën dhe sasia e mjaltit sa vjen e zvogëlohet”

Jane Markov, kryetar i Federatës së bletarëve, thotë se me nisjen e pandemisë mjalti po përdoret edhe më shumë. Qytetarët, sipas tij, në panair kanë mundësinë të shohin se cili është dallimi mes mjaltit cilësore dhe atij jo cilësor.

“Bletarët që janë të pranishëm sot këtu në Panairin e tretë të bletarisë, janë të gjithë prodhues dhe ata duan që të prezantojnë prodhimin e tyre origjinal, fal bletëve për të cilat kujdesen. Njerëzit kur do vijnë kur do e provojnë do e dallojnë se çfarë është mjalti I vërtetë”,  tha Jane Markov, kryetar i Federatës së Bletarëve.

Federata e bletarëve kërkon që Ministria e Bujqësisë t’i mbështesë edhe më shumë panairet e ardhshme. Ky është Panairi i tretë me radhë i Bletarisë

Related Articles

Back to top button
Close
Close