LajmeMaqedoni

MPB nis ndëshkimin e drejtuesve të skuterëve elektrikë

Pas hyrjes në fuqi më 14 korrik të ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, policia ka nisur zbatimin e masave ndëshkuese ndaj drejtuesve të skuterëve elektrikë që shkelin rregullat e reja. Deri tani janë shqiptuar gjithsej 12 gjoba.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tre persona janë gjobitur për drejtimin e skuterit elektrik pa helmetë mbrojtëse. Për këtë shkelje parashikohet një gjobë prej 50 euro.

Nëntë masa të tjera, me vlerë nga 80 euro, janë vendosur ndaj drejtuesve që kanë përdorur skuterët në hapësira ku qarkullimi i këtyre mjeteve nuk lejohet.

Gjithashtu, është evidentuar një rast i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të skuterit elektrik, shkelje për të cilën është shqiptuar gjobë prej 100 euro.

Sipas MPB-së, të gjithë personat e sanksionuar deri në këtë moment janë të rritur, ndërsa nuk është konfiskuar asnjë skuter elektrik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close