LajmeMaqedoniTopLajm

Izet Mexhiti në sofrën e iftarit të BFI-së: Uroj mirësi për secilin, paqe në shpirtra dhe lutje që pranohen!

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sonte ishte pjesë e sofrës së iftarit të organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Mexhiti përmes një postimi uroji të gjithë besimtarët për mirësi për secilin, paqe në shpirtra dhe lutje që pranohen, shkruan Top24

Sonte u bëmë bashkë në sofrën e iftarit, si mysafirë të Bashkësisë Fetare Islame.
Iftari ishte i shtruar me thjeshtësi dhe respekt, ashtu si e kërkon Ramazani, me hurma, ushqime tradicionale, lutje dhe mbi të gjitha, me një atmosferë që i afron njerëzit me njëri-tjetrin. Në këtë tryezë nuk kishte dallime; kishte vetëm miqësi, fjalë të mira dhe ndjenjë bashkimi.
Mes miqve dhe dashamirëve, lutjet e kësaj mbrëmjeje morën një peshë tjetër, dhe falënderimi për Krijuesin, ndihej thellë, pa pasur nevojë të thuhej me zë.
Nga ky iftar, ju uroj mirësi për secilin, paqe në shpirtra dhe lutje që pranohen!

Related Articles

Back to top button
Close
Close