
Qyteti i Tetovës dhe i Gostivarit do të mirëpresë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare që do të realizohet të shtunën, më 28 shkurt, duke filluar nga ora 09:30 Begaj do të vizitoj Kasamin në Tetovë ndërsa në ora 13 do të vizitoj Limanin në Komunën Gostivarit, shkruan Top24
Vizita e Presidentit Begaj përbën një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në rajon. Gjatë qëndrimit në Tetovë, pritet të zhvillohen takime dhe aktivitete me përfaqësues institucionalë dhe figura të jetës publike sidhe në Gostivar.
Autoritetet theksojnë se kjo vizitë ka peshë të veçantë simbolike dhe politike, duke reflektuar përkushtimin për bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim në interes të qytetarëve.



