LajmeSport

Harry Kane fiton Këpucën e Artë, do ta marrë trofeun në 19 gusht në Mynih

Këpuca e Artë që i jepet golashënuesit më të mirë në Evropë do të kthehet në Mynih falë Harry Kane. Anglezi ishte goleadori më i mirë për sezonin 2025/2026 me 32 vjeçarin që e fiton këtë trofe të lakmuar individual për herë të dytë në karrierën e tij pas sezonit 2023/24.

Ceremonia e dhënies së trofeut në duart e Harry Kane do të mbahet në 19 gusht në ambientet e Muzeut të Bayernit të Mynihut. Sezonin e kaluar, kapiteni i përfaqësueses angleze shënoi 36 gola duke përjetuar një tjetër sezon të shkëlqyer dhe është e njëjta shifër që ia dhuroi Këpucën e Artë edhe përpara dy vitesh.

Për më tepër, Kane këtë vit është mes kandidatëve për të fituar çmimin FIFA The Best si futbollisti më i mirë në botë.

Harry Kane bëhet futbollisti i tretë i Bayernit të Mynihut që e fiton trofeun e Topit të Artë pas Gerd Müller (fitues në 1970 dhe 1972) dhe Robert Leëandoëski (2021 dhe 2022) dhe po kështu është i treti lojtar i bavarezëve që e fiton dy herë këtë trofe

Bashkë me Müller dhe Leëandoëski, Këpucën e Artë e kanë fituar edhe futbollistë të një kalibrit të tillë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Thierry Henry, Ronaldo, Marco van Basten, Hristo Stoichkov dhe Eusébio.

Related Articles

Back to top button
Close
Close