LajmeSport

Cucurella dhe transferimi te Reali i Madridit: Është e pamundur të refuzosh një klub të tillë

Marc Cucurella do të jetë pjesë e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi spanjoll la Chelsea gjatë kësaj vere për t’u bashkuar me Los Blancos, me kampionin e botës që mbylli pushimet pas Botërorit 2026 duke shkuar në Valdebebas për vizitat mjekësore. Në një intervistë për Real Madrid TV, Cucurella bëri edhe deklaratën e tij të parë si futbollist i skuadrës merenges.

‘Është e vështirë të refuzosh mundësinë për të luajtur  në një klub si ky-tha Cucurella-nuk pata asnjë dyshim. I kam parë të gjitha ato netë magjike si spektator. Tani kam mundësinë t’i përjetoj personalisht. Të mund të jesh pjesë e diçkaje të madhe, besoj se është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një sfidë shumë e bukur’

Related Articles

Back to top button
Close
Close