LajmeRajon

Inxhinieri që projektoi Ujmanin vërteton me dokumente se liqeni i takon Kosovës

Ish punëtori i Ibër Lepencit, saktëson se Serbia ka në shfrytëzim pjesën lart të Liqenit që i mjafton për nevojat e veta.

Liqeni i Ujmanit, që burimin e ka në Mal të Zi, gjendet në Komunën e Zubin Potokut, dhe i njëjti është në kufirin Kosovë-Serbi.

Ani pse, shumica dërmuese e hapësirës së këtij liqeni ndodhet në Kosovë, Serbia ka kërkuar disa herë të diskutohet shfrytëzimi i këtij resursi.

Shfrytëzimi i ujit të Ujmanit është përfshirë edhe në marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington.

Por, profesori i Gjeografisë Ekonomike, Fitim Humolli, thotë se është e paqartë për çfarë shfrytëzimi apo menaxhimi të përbashkët mes Kosovës e Serbisë të Ujmanit.

Ligjëruesi i turizmit, thotë as me të drejtën ndërkombëtare nuk mund të pengohet rrjedha e këtij Liqeni, e me të cilin furnizohet me ujë gati gjysma e komunave të Kosovës.

Përveç për pije, uji i Liqenit të Ujmanit përdoret nga Kosova për qëllime industriale, energjetike, si dhe për ujitje të tokave bujqësore

Related Articles

Back to top button
Close
Close