LajmeRajon

I dështoi plani për ripushtimin e Kosovës, ja si e ‘shkatërruan’ ndërkombëtarët skenarin kriminal të Vuçiqit!

Të premten (sot) u hapën vendkalimet kufitare veriore me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat qëndruan të mbyllura për rreth tri javë për shkak të bllokimit të rrugëve në zonë nga grupe qytetarësh serbë.

Hapja e këtyre vendkalimeve pasoi largimin e bllokadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u mbyllën nga grupe serbësh me 10 dhjetor në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish polici serb nën dyshimet për sulm ndaj autoriteteve.

Opinionisti Rexhep Elezaj në një prononcim për “Bota sot” tha se barrikadat e vendosura në veri nuk ishin gjë tjetër, përvecc një skenari kriminal serb, i mbështetur nga presidenti Aleksandar Vucciq.

Ai tha se qëllim kryesor kishin zhbërjen dhe de-funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës, si qëllim final ripushtimin e saj

Pra, ta realizojë zhbërjen dhe de-funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës, si qëllim final ripushtimin e saj, gjë të cilën e shpërfaqi edhe publikisht, kur komandantit të forcave të KFOR-it në Kosovë, i dërgoi kërkesën me shkrim për lejimin e kthimit të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në Kosovë”, deklaroi opinionisti.

Elezaj përmendi disa nga veprimet që i paraprinë këtij skenari fashist serb për ripushtimin e Kosovës, ku ndër të tjera tha se të gjitha direktivat e Vucciqit u mbështetën nga serbët e Kosovës, që më parë dhanë dorëheqje nga institucionet e vendit tonë dhe trazuan situatën në veri.

Image

Opinionisti Rexhep Elezaj

FOTO GALERI

“Andaj, nuk ka se si të jetë më i qartë ky skenar i tij armiqësor kundër Kosovës, siç është propaganda e përditshme mediale kundër pavarësisë së Kosovës, pastaj fyerjet dhe nënçmimet tepër të ulëta ndaj udhëheqësve politik dhe shtetëror të Kosovës, kërcënimet e vazhdueshme me ndërhyrje ushtarake, për gjoja mbrojtjen e serbëve lokalë në veri, urdhri racist që afro 570 pjesëtarë serb të policisë së Kosovës t’i braktisin vendet e tyre të punës, po ashtu edhe gjyqtarët dhe nëpunësit civil serbë, etj., të cilët pasi që u larguan nga institucionet e Kosovës, që të gjithë morën paga nga Serbia, madje disa prej tyre u dekoruan si “heronj” të guximshëm nga vetë presidenti serb, A. Vuçiq, duke e zbatuar kështu hap pas hapi skenarin fashist serbomadh për ripushtimin e Kosovës”, theksoi ai.

Në vazhdim, opinionisti tregoi se nuk besonte se këto barrikada do të largoheshin edhe për shumë kohë, kjo pasi planeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia, nuk dukej se do largoheshin.

“Unë jam i prirë të besoj, se nuk do kishte pasur largim të barrikadave edhe për shumë kohë, derisa Serbia dhe serbët lokalë në veri të Kosovës t’i zbatonin planet e tyre naziste, pra okupimin e veriut të Kosovës duke shpallë autonomi, por së pari duke i aktivizuar bandat e armatosura kundër policisë së Kosovës, që do nënkuptonte fillimin e konfliktit ushtarak në Kosovë, dhe të cilave banda në emër të mbrojtjes së “popullit serb” në Kosovë, do u shkonte në ndihmë “urgjentisht” ushtria e Serbisë, duke e pushtuar “shpejtë e shpejtë” veriun e Kosovës për ta bërë okupimin akt të kryer, derisa do ndërhynin forcat e KFOR-it. Dhe, se si do zhvilloheshin pastaj negociatat trepalëshe, Kosovë-Serbi-KFOR, kjo do bëhej një çështje krejt tjetër për t’u negociuar”, vlerësoi Elezaj.

Gjithashtu, ai tha se pas ndërhyrjes së KFOR-it dhe ndërkombëtarëve tjerë, Vucciqit nuk i mbeti zgjidhje tjetër ërveç se t’ua japë urdhrër bandave në veri që t’i largojnë sa më shpejtë barrikadat.

“Pra, sikur të mos ndërhynte me vendosmëri tek presidenti serb, A. Vuçiqi, komandanti i KFOR-it në Kosovë, i cili ishte në “vizitë” të pa paralajmëruar në Beograd, po ashtu amerikanët dhe BE-ja, duke i ofruar atij, A. Vuçiqit, garanca “të forta”, siç deklaroi vetë në takimin në Rashkë me serbët e Kosovës, se FSK-ja dhe njësia speciale e policisë së Kosovës nuk do hyjnë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe se serbët që i vendosën barrikadat nuk do ndjekën penalisht nga organet gjyqësore të Kosovës, etj., i detyruar nga faktorët ndërkombëtarë, kreu i shtetit hegjemon serb, Vuçiq, nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç se t’ua japë urdhrëra bandave në veri që t’i largojnë sa më shpejtë barrikadat..!? Pra; sa më shpejtë..!!”, nënvizoi opinionisti.

Më tej, Elezaj komentoi edhe bashkëpunimin dhe koordinimin e kryeministrit Kurti me ndërkombëtarët për zgjidhjen e tensioneve në veri dhe largimin e barrikadave.

“Sa i përket qëndrimit të “matur” të qeverisë Kurti, nuk mund të thuhet me saktësi se ishte i matur, ose se ishte i koordinuar me faktorët ndërkombëtarë, meqë nga vetë deklarata e tij e dhënë një ditë para se të hiqeshin barrikadat, se “ne i kemi dhënë kohë të mjaftueshme KFOR-it që t’i menjanojë ato, por ne nuk mund të presim më shumë se për disa ditë”, nënkupton se z. Kurti nuk ka qenë i kyçur në bisedimet e fshehta të cilat i kanë bërë me Beogradin KFOR-i dhe faktorët tjerë ndërkombëtar.

Por, nëse eventualisht ky deklarim i tij paska qenë vetëm sa për ta dezavuuar opinionin, atëherë kjo le të mbetet çështje për t’u diskutuar brenda spektrit politik në Kosovë”, shtoi ai.

Në fund, opinionisti potencoi se sikur të mos ishin prezentë në Kosovë forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i dhe EULEX-i, është shumë vështirë të thuhet, se si do arrinte t’i dilte përballë shteti i Kosovës sulmeve serbe.

“Unë, në bazë të asaj që thash më lartë si dhe në bazë të sjelljeve dhe deklaratave të ministrit për punë të brendshme, z. Sveçla, gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur bllokimi i rrugëve në veri të vendit tonë, por edhe sipas zhvillimeve në teren, sidomos rasti i arrestimit të ish policit serb, Pantiq, dhe mos aftësia e ministrit për ta sjellë atë për 20 ditë në gjykatën përkatëse në Prishtinë, flet shumë qartë se roli i faktorit shtetëror të Kosovës në zhbllokimin e situatës së tensionuar në veri, nuk ka qenë vendimtar. Mbase, sikur të mos ishin prezentë në Kosovë forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i dhe EULEX-i, është shumë vështirë të thuhet, se si do arrinte t’i dilte përballë shteti i Kosovës sulmeve dhe agresionit eventual ushtarak të Serbisë në Kosovë, mirëpo kjo le të mbetet gjithashtu një çështje për diskutim dhe analizë..!?”, përmbylli Rexhep Elezaj për “Bota sot”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close