LajmeRajon

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

Turistja polake ka ndërruar jetë në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, pasi u rrëzua në një trotuar.

 

Sipas policisë 83-vjeçarja me iniciale L. M. është rrëzuar aksidentalisht, e më pas ka ndërruar jetë në spital.

 

“Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital”, njoftojnë uniformat blu.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close