LajmeRajon

Qeveria thotë se rruga Plavë-Sharr do të hapet deri në vitin e ardhshëm

Qeveria ka njoftuar se realizimi i punimeve në segmentin e rrugës Plavë-Sharr, deri më tani ka përfunduar rreth 70 për qind dhe pritet të jetë plotësisht e hapur dhe e qasshme për automjete deri në vitin e ardhshëm.

 

Kështu është bërë e ditur nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë vizituar të dielën këtë segment rrugor.

 

“Ministri Aliu tha se sot bashkë me Kryeministrin Kurti, kolegë e bashkëpunëtorë, vizituan punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr, rrugëve që tashmë kanë marrë një dinamikë të re të zhvillimit të punimeve. Ai tregoi se kjo rrugë është e ndarë në dy Lote, Lot 1: Zhur – Dragash dhe Lot 2: Dragash – Brod, me vlerë të përgjithshme prej: 7,731,053.31 EUR”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

 

Kurti nga ana tjetër ka thënë se komuna e Dragashit ka nevojë për më shumë investime.

 

“Dragashi ka nevojë për më shumë investime dhe prandaj ne po përpiqemi që të bëjmë sa më shumë infrastrukturë. Do ta përfundojmë edhe rrugën, e cila e lidh Restelicën me kufirin me Maqedoninë e Veriut, me komunat e Mavrovës dhe të Gostivarit atje”, ka thënë Kurti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close