
Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër (e Hënë, 5 Qershor 2023), me fillim në ora 12:00 në hotel Aleksandar Palace në Shkup, kryetari Ali Ahmeti do të organizojë panel debat në temë “Fronti europian”.
Në debat do të drejtohen: z. Ali Ahmeti, Radmila Shekerinska, Petar Arsovski, Gazmend Ajdini, Teuta Arifi dhe të tjerë.
Pas debatit, në ora 14:00, gjithashtu tek hotel Aleksandar Palace, z. Ahmeti do të ju drejtohet anëtarëve të partisë në një koktej me rastin e 21 vjetorit të ditëlindjes së BDI-së.
Ju ftojmë që të ndiqni ngjarjet.