LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha: Bujqit e Prespës do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuar nga vërshimet e vitit 2018

Të gjithë bujqit nga rajoni i Prespës, tokat e të cilëve janë dëmtuar për shkak të vërshimeve, në muajin Maj të vitit 2018, do të dëmshpërblimet me 30% nga dëmi i vlerësuar. Këtë vendim e mori Qeveria në mbledhjen e së martës, ndërsa e bëri të ditur Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave, Arjanit Hoxha, informon gazeta KOHA. “Në mbledhjen e sotme, Qeveria solli vendimin për të dëmshpërblyer të gjithë bujqit nga rajoni i Prespës, tokat e të cilëve janë dëmtuar për shkak të vërshimeve, në muajin Maj të vitit 2018. Dëmshpërblimet do të jenë në vlerë prej 30% nga dëmi i vlerësuar. Kjo Qeveri po tregon kujdes të veçantë për bujqit. Vërshimet kanë shkaktuar dëme serioze ndaj prodhimeve bujqësore, prandaj me forcat e përbashkëta do të vazhdojmë t’i mirëmbajmë dhe zhvillojmë prodhimet bujqësore, ndërsa bujqit e dinë që kjo Qeveri e posaçërisht ne si ministri gjithmonë do të jemi partnerë te bujqve”, informon Hoxha. (koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close