LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Pret në takime delegacionet me flamurin kombëtarë

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Suedisë kanë marrëdhënie të mira miqësore dhe tashmë janë krijuar kushtet për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në më shumë segmente. Në takimin e sotëm me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtsson biseduam për vazhdimin e marrëdhënieve të mira dhe njëherësh mora garanci që Suedia do të vazhdojë të mbetet një përkrahëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe në këtë takim është verejtur flamuri shqiptar në tavolinën e zv kryeministrit Grubi. Në fillim të mandatit të parë si kryeparlamentar, flamurin në zyrën e tij e mbante edhe Talat Xhaferi, por e hoqi shpejtë, pas reagimeve në opinion. Sidoqoftë mbajtja e një flamuri të vogël kombëtar mbi tavolinë, nuk është kushti i vetëm për të vlerësuar punën e një funksionari, por me rëndësi është se çka punon ai për elektoratin në bazë të votave të cilit e ka marë postin

.

Related Articles

Back to top button
Close
Close