LajmeRajon

Hoti u bën thirrje deputetëve ta votojnë Ligjin për buxhet

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti iu ka bërë thirrje deputetëve që nesër në seancë ta mbështesin Ligji për Buxhetin e vitit 2021.

Hoti ka shkruar në Facebook se, votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë

Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021. Është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj.  Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta. Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë”, ka shkruar Hoti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close