LajmeMaqedoniTopLajm

Arrestohen tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, dyshohen për terrorizëm

Njësiti i policisë për luftë kundër terrorizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare si dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike, respektivisht Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ditën e djeshme ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist

Në bazë të urdhërit për bastisje në shtëpitë dhe hapësira të tjera, janë kryer bastisje në tetë lokacione, tre në Shkup dhe pesë në Kumanovë, me çka janë gjetur dhe arrestuar tetë persona, informon Zhurnal.

Bëhet fjalë për: B.F (32) B.G (27) dhe J.K (25) nga Shkupi. Më tej I.M (22), D.A (21), R.A (31), S.I (31) dhe A.S (21) nga Kumanova.

Me fjalë të tjera, B.A nga Kumanova ka krijuar organizatë terroriste ku përskaj të paraburgosurve V.A dhe E.L kanë qenë anëtarë edhe të arrestuarit e djeshëm. Qëllimi i tyre sipas MPB-së, ka qenë vrasje dhe shkatërrim të objekteve publike me qëllim të krijojnë ndjenjë të pasigurisë dhe frikë tek qytetarët. Për realizimin e këtij qëllimi, anëtarët e grupit kanë ndërmarë disa aktivitete parapërgatitore. Ata kanë siguruar mjete finansiare, armë, municion, pajisje ushtarake, kanë punuar pajisje të improvizuara eksplozive dhe më pas i kanë testuar të njejtat nëse do të eksplodojnë në hapësira të hapura.

Ata gjitha planet i kanë bërë përmes një grupi në Whatsapp.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close