Rajon

Hoti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale

  1. Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar para gazetarëve pas takimit të sotëm në Uashington.

Ai, shkurt para gazetarëve ka thënë se në Uashington nuk ka shkuar për marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranonte.
“Është vërtet një ngjarje historike takimi me palën serbe në prani të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’brian dhe ambasadorit Grenell”.

“Ne kishim një takim me Presidentin serb dhe këshilltarin O’Brian. Nesër presim të finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që kemi pasur sot para dhe pas dite. Më shumë detaje do të merrni”.

Hoti theksoi se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nuk do të vinë nga SHBA.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Hoti ka thënë se sot ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”.
Hoti ka thënë se nuk do të shtrohet në tavolinë karakteri unitar i territorit të Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close