LajmeRajon

Haxhiu: Serbia me vaksinimin në Veri të Kosovës po cenon sovranitetin e Kosovës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Serbia me vaksinimin në Veri të Kosovës po cenon sovranitetin e Kosovës.

Sipas tij, Avdullah Hoti është dorëzuar si Albin Kurti me 1000 testet nga Serbia, njofton Klan Kosova.

“Vaksinimi në Veri dhe pranimi i 1000 testeve donacion nga Serbia janë argumente të dështimit të Hotit e Kurtit në Veri”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij:

Serbia me vaksinimin në Veri të Kosovës po cenon sovranitetin e Kosovës, Hoti u dorëzua si Kurti me 1000 testet nga Serbia

Vaksinimi në Veri dhe pranimi i 1000 testeve donacion nga Serbia janë argumente të dështimit të Hotit e Kurtit në Veri.

Dështimet e qeverive Hoti e Kurti në Veri të vendit gjatë pandemisë:

Albin Kurti pranoi 1000 teste donacion nga Serbia, i lejoi mjekët nga Serbia të punojnë në Kosovë gjatë pandemisë dhe respektoi orën policore të Vuçiqit ne Veri.

Avdullah Hoti lejoi vaksinimin në Veri të organizuar nga Serbia, iu nënshtrua orës policore të Serbisë në Veri.

Për më pak se një vit Qeveritë Hoti e Kurti i’u nënshtruan Serbisë se Vuçiqit në Veri.

Dua t’ua rikujtoj këtyre mashtruesve disa nga veprimet që PDK për 7 vite në Qeveri i bëri në Veri.

– Ndaloi trenin e nisur në Serbi ,

– Rrëzoi murin ,

– Arrestoi Gjuriqin në Veri,

– Shtriu autoritetin e shtetit në Veri deri në pika 1 dhe 31,

– Organizoi 5 palë zgjedhje me ligjet dhe Kushtetuten e Kosovës,

– Ndërtoi mbi 220 shtēpi tē shqiptarëve ne Veri,

– Investoi në infrastruktur dhe rikthim te banorëve shqiptarë në Veri.

PDK është e vetmja parti që ka shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në Veri dhe ka investuar në Veri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close