LajmeMaqedoniTopLajm

Biden letër Zaevit: Pres bashkëpunim intensiv për çështje në interes të dy vendeve

ryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori një letër falënderimi nga Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, informojnë nga Qeveria.

Kjo letër falënderimi vjen pas urimeve që Zaev i kishte dërguar presidentit të zgjedhur Biden, me rastin e fitores si president i SHBA.

Presidenti i zgjedhur Joseph Biden, në emër të tij dhe në emër të zëvendës Presidentes Camilla Harris, falënderoi për urimet dhe theksoi se ai po merrte detyrën përballë sfidave jashtëzakonisht serioze globale – nga koronavirusi te ndryshimi i klimës – që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe për të cilat është e domosdoshme bashkëpunimi ndërkombëtar.

Në letër, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden shkruan se pret bashkëpunim intensiv me kryeministrit Zaev për këto dhe çështje të tjera me interes për të dy vendet dhe dy popujt. mia

Related Articles

Back to top button
Close
Close