LajmeRajonTopLajm

Haradinaj nderon dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Prishtinë.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë heronj të shquar të Lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

“Lëvizjet për liri të shqiptarëve janë të hershme edhe të pandalshme. Pjesëtarë të lëvizjeve për liri shumë të shquar janë pikërisht heronjtë që i nderojmë sot, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Ata janë brezi i hershëm i lëvizjeve për liri i luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë për çlirimin e Kosovës. Pa marrë parasysh se janë edhe prirës të përpjekjeve të atëhershme veçanërisht edhe pjesëtarë të lëvizjes kombëtarë për çlirimin e Kosovës, ne i nderojmë me respekt përjetësisht”, ka thënë ai.

Ndërkaq më 2 nëntor të dy Afrimi dhe Fazliu u rrethuan në lagjen Kodra e Trimave nga forcat serbe dhe rreth orës 12:45 deri në orën 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku edhe bien heroikisht të dy atdhetarët.

Ndryshe, 32 vjet më parë, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia nga Komuna e Podujevës kanë rënë heroikisht në luftim me forcat serbe, në Bregun e Diellit.

Ata sot janë nderuar edhe nga familjarë, miq dhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close