Jozyrtarisht Azem Sadiku, kryetar i Komunës së Studeniçanit, pritet të kalojë te Aleanca për Shqiptarët. Në një bisedë telefonike për TV21 Sadiku as nuk e mohoi as nuk e pohoi informacionin, por tha se pa e diskutuar me strukturën e tij në Studeniçan nuk mund të flas për një gjë të tillë. Sadiku vetëm tha se ASH e ka ndihmuar shumë për në zgjedhjet lokale. Burime brenda ASH-së për TV21 thonë se janë në bisedime dhe se brenda 2-3 ditëve kjo çështje do të mbyllet./TV21
Related Articles
Taravari: Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”
19 Prill, 2024
Check Also
Close
-
Ahmeti : Ky unifikim është dashur të bëhet më herët !
19 Prill, 2024