LajmeSport

Guardiola feston 51-vjetorin, gjeniu dhe revolucionari i pankinës me një vitrinë plot trofe

Sot, një nga teknikët më revolucionarë të futbollit mbush 51 vjeç. Josep Guardiola, për të gjithë Pep, nga lojtari vendimtar deri te trajneri super fitues. Katalanasi nga Santpedor, Guardiola i detyrohet Barcelonës për “pajën” e tij si lojtar dhe trajner. Me Blaugrana-t ai luajti për 17 vite, duke përfshirë të rinjtë, përpara se të transferohej te Brescia më 2001.

Ai do të qëndrone në Itali për më pak se 3 vite, duke u ndarë mes “dallëndysheve” dhe Romës, përpara se të provonte eksperiencat e fundit mes Dohas dhe Meksikës. Një vit pas tërheqjes nga futbolli i luajtur ishte fillimi i një aventure edhe më befasuese se ajo e futbollistit.

Pep drejtoi ekipet e të rinjve të Barçës, para se të kalonte në stolin e ekipit të parë katanalas në vitin 2008. Në futboll, ky ishte fillimi i “Guardiolismo”, asaj loje sa e dallueshme, aq edhe spektakolare, nëse zbatohej në formën e saj maksimale.

Në “Camp Nou” ia doli dhe bëri histori, në “Allianz Arena” vetëm pjesërisht. Më pas sfida në futbollin anglez, që nisi tri vite më parë. Pas problemeve të para, 8 fitore radhazi. Megjithatë, gara jashtë shtetit është e pamëshirshme dhe Manchester City e tij u përpoq të gjente ekuilibrin e duhur, aq sa nuk fitoi asnjë trofe në sezonin e parë.

Më pas, dy sezone më parë, fitoi Premier League, Kupën e Ligës dhe “Community Shield”. Më 2019, një tjetër Premier League në “palmaresin” e Guardiolës, përveç Kupës së Ligës, “FA Cup” dhe “Community Shield”.

Rekordi i tij është befasues, për të thënë të paktën: si lojtar fitoi 6 liga spanjolle, 2 kupa spanjolle, 4 Superkupa, një Kupë Evropiane, dy Superkupa UEFA, një Kupë e Fituesve të Kupave dhe një ari Olimpik.

Si trajner ka fituar 3 liga spanjolle, dy kupa spanjolle, tri Superkupa spanjolle, tre kampionate gjermane, dy kupa gjermane, tri Premier League, 4 Kupa të Ligës angleze, një “FA Cup”, dy “Community Shields”, dy Champions League, tri Superkupa UEFA dhe tre Botërorë për Klube.

Related Articles

Back to top button
Close
Close