
Duar bosh nga ceremonia ‘The Best’ e FIFA-s nuk u larguar as Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez përveç që u përfshi në formacionin më të mirë të vitit nga shtëpia e futbollit botëror, ai fitoi edhe një tjetër çmim.
Lojtari 36-vjeçar u nderua nga FIFA si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka shënuar aktualisht 115 gola ndërkombëtarë me Portugalinë në të gjitha garat.
Ronaldo portugezi po luan me Manchester United dhe është po ashtu golashënuesi i tyre më i mirë në këtë edicion me tetë gola dhe tre asistime.
Çmimin Ronaldos ia dorëzoi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino me ceremoninë që u mbajt në Zurich
Në këtë ceremoni, Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë nga FIFA, duke fituar kështu çmimin ‘The Best’ për vitin 2021.
Nga FIFA për vitin 2021 trajneri më i mirë është shpallur Thomas Tuchel. Çmimin për trajnerin e vitit nga FIFA e ndau Arsene Wenger