Rajon

Greqia e cila refuzon dialogun me Turqinë rrit shpenzimet ushtarake

Përderisa Greqia nuk afrohet për dialog me Turqinë lidhur me tensionet në Mesdheun Lindor, ajo planifikon të bëjë shpenzime 10 miliardë euro për mbrojtjen në 10 vitet e ardhshme, shkruan Anadolu Agency (AA).

Qeveria e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka marrë vendimin për të rritur shpenzimet ushtarake dhe po bën planet për blerjen e avionëve, helikopterëve dhe fregatave të reja, pavarësisht ndalesës ekonomike nga COVID-19 dhe deficitit buxhetor që rritet vazhdimisht.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili njihet me mbështetjen e tij për Greqinë në tensionet e përjetuara me Turqinë, po bën përpjekje që të marrë pjesën më të madhe në “listën e blerjeve” të Athinës.

Ky vendim i qeverisë së Athinës i cili nënkupton rritjen e buxhetit të mbrojtjes me rreth 3 herë më shumë nga ai aktual, krahas qeverisë së Parisit rrit edhe oreksin e aleatëve të tjerë të NATO-s si SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Spanjës dhe Holandës.

Zyrtarët grekë, nën preteksin për tensionet me Turqinë në Mesdheun Lindor po bëjnë përpjekje intensive që këtë vendim për rritjen e shpenzimeve të ushtrisë ta “tregtojnë” në opinioin publik.

“Pjesën më të madhe nga torta e merr Franca”

Në lajmet në shtypin e vendit që bazohen mbi burime diplomatike thuhet se “Shpenzimet e Greqisë për mbrojtje do të ndahen, por që pjesa më e madhe do t’i jepet Francës në mënyrë që të forcojë bashkëpunimin e përhershëm nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta”.

Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se “këto sakrifica duhet të bëhen për të mbrojtur forcat e armatosura edhe pse këto nënkuptojnë disa sakrifica shtesë nga populli grek”.

Artikullin kryesor të bashkëpunimit ushtarak për të cilin ende vazhdojnë bisedimet mes Athinës dhe Parisit e përbëjnë 18 avionët Rafale që Greqia parashikon t’i blejë nga Franca. Pritet që kjo paketë të përfshijë edhe blerjen e raketave si dhe mirëmbajtjen e avionëve luftarakë Mirage që ka aktualisht Greqia.

Në etapën e parë do të blihen armë dhe municione në vlerë prej 1.5 miliardë euro

Nga buxheti 10 miliardë euro që është ndarë parashikohet që pjesa prej 1.5 miliardë euro të përdoret në muajt e ardhshëm për blerjen e armëve dhe municioneve. Ndërkohë pretendohet që vazhdojnë bisedimet edhe me Gjermaninë për blerjen e silurave nga ky vend.

Greqia pritet që në vitin 2027 të përfundojë me një kosto rreth 1.25 miliardë euro edhe projektin për rinovimin e flotës së saj të F-16 nga kompania amerikane Lockheed Martin.

Gjatë viteve 2008-2018 shpenzimet ushtarake ishin përgjysmuar

Dihet që buxheti ushtarak i cili ishte në 7.24 miliardë euro në vitin 2008, u ul në 3.75 miliardë euro në vitin 2018 për shkak të krizës ekonomike që vendi ndodhet prej më shumë se 10 vitesh.

Pavarësisht kësaj, Greqia radhitet në një vend të lartë mes vendeve anëtare të NATO-s përsa i përket raportit të shpenzimeve ushtarake me madhësinë ekonomike.

Vitin e kaluar teksa shpenzoi në mbrojtje 2.28 për qind të produktit të saj të brendshëm bruto, Greqia tërheq vëmendjen se është mbi objektivin 2 për qind të NATO-s dhe mesatares 1.2 për qind të vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Duke marrë parasysh që produkti i brendshëm bruto i vendit është tkurrur me rreth një të katërtën për shkak të krizës financiare në 10 vitet e fundit, bie në sy shuma e shpenzuar për mjetet ushtarake.

Faturimi i shpenzimeve ndaj popullit grek është një nga shqetësimet kryesore në opinion e vendit, ku në tablonë aktuale ka pikëpyetje serioze nëse mund t’i besohet në një moment krize të mundshme të mbështetjes së Francës e cila ka marrë pjesën më të madhe nga buxheti ushtarak i Athinës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close