
Nga Gjermania mund të shpërthejë një çështje e bujshme, ajo e Harry Kane; goleadori anglez po has vështirësi në bisedimet për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2027.
Qendërsulmuesi, autori i 146 golave në 147 ndeshje me bavarezët do të dontë një rinovim me një afat më të gjatë kohe në krahasim me atë prej 1-2 vjet të propozuar nga klubi. Bayerni i Mynihut nga ana a tij nuk e ka pëlqyer këtë pretendim të sulmuesit anglez për shkak të moshës së sulmuesit që ka lindur në vitin 1993.
Një situatë, kjo që vë në gatishmëri klubet e mëdha evropiane që po monitorojnë situatën me Barcelonën që kryeson listën.
Katalanasit në fakt po mendojnë të përsërisin të njëjtën lëvizje si me Lewandowskin kur e transferuan pikërisht nga klubi bavarez. Sulmuesi polak në vitin 2022 kur u transferua në Katalonjë kishte një moshë 1 vit më të madhe se mosha aktuale e Kane



