Bota

Vaksina e Oksfordit do të rinisë provat klinike të vaksinës kundër coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar

Universiteti i Oksfordit do të rinisë provat klinike të vaksinës kundër coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, testime këto që realizohen në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik AstraZeneca.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, testimet ishin ndërprerë papritur të dielën e kaluar, kjo pasi një pjesëmarrës ishte sëmur.

Kështu, të shtunën Universiteti i Oksfordit deklaroi se pauzimi i kishte dhënë kohë atyre për rishikim të të dhënave të sigurisë nga një komitet i pavarur.

“Procesi i pavarur i rishikimit ka përfunduar, kështu duke ndjekur rekomandimet, testimet do të fillojnë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaruan ata.

“Ne nuk mund të zbulojmë informacione mjekësore në lidhje me sëmundjen për arsye të konfidencialitetit të pjesëmarrësve”, vazhduan ekspertët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close