
Me urdhër të Minstrisë së Shëndetësisë, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje inspektuese në Klinikën për Neurologji lidhur me punën e Igor Kuzmanovskit si drejtori i klinikës dhe si punonjës shëndetësor. Me këtë rast, është konstatuar se pasi që është emëruar në funksion drejtor nuk ka të dhëna se ka dhënë shërbime shëndetësore, por se më 15.03.2025 derisa e ka pas valide licencën, e deri në emërimin e pozicionit drejtor ka kryer veprimtari shëndetësore. Për këtë Kuzmanovski do të gjobitet, ndërsa një gjobë të tillë do të ketë edhe për personin përgjegjës në personin juridik.
“Në ditën 14.10.2025 është kryer mbikëqyrje inspektuese në ISHP KU për neurologji Shkup me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë. nr. 17-9871/1 nga 14.10.2025 në Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, ndërsa lidhur me punën e tij si drejtor i klinikës dhe si punonjës shëndetësor”, infrmojnë nga MSH
Konform kompetencave të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, thonë nga atje, është kryer inspektim në dosjen personale të të emërtuarit dhe dokumentacionit tjetër të klinikës lidhur me lëndën e mbikëqyrjes inspektuese.
Nga inspektimi në dosjen personale të mjekëve të tjerë, gjithsej 33, është konstatuar se të gjitha licencat kanë afat valid.



