
Qarkullimi në industri, në përgjithësi, është ulur pë 3,9 për qind në gusht të vitit 2025 në krahasim me gushtin e vitit 2024, kumtoi sot Enti shtetëtor për statistika.
Qarkullimit në industri, në përgjithësi gjatë muajit gusht vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rënie tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 5.5%, Prodhimet kapitale për 5.6% dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 14.6% derisa rritje vërehet te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.8%.
Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin korrik të vitit 2025, vërehet rënie prej 20.9%, derisa në periudhën janar- gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar- gusht të vitit 2024 vërehet rritje prej 6.7%.
Qarkullimi në industri në tregun vendor në gusht të vitit 2025, në krahasim me muajin gusht të vitit 2024, vërehet rritje nga 3.4%, derisa në periudhën janar- gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar- gusht 2024 vërehet rënie nga 0.7%.
Qarkullimi në industri në tregun e huaj në gusht të vitit 2025, në krahasim me muajin gusht vitit 2024 vërehet rënie prej 5.8%, derisa në periudhën janar- gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar- gusht të vitit 2024 vërehet rritje prej 8.5%.



