Sport

Gjici: 11 kundër 11 jemi, mund ta eliminojmë Volfsburgun. Premio? Nëse keni para, më jepni

Kukësi do të sfidojë në raundin e dytë eliminator të Europa League ekipin e Volfsburg, një prej më të mëdhenjve të Gjermanisë dhe një skuadër që lë gjurmë çdo vit në fazën finale të kompeticioneve madhore europiane. Megjithatë, për presidentin e Kukësit, Safet Gjici asgjë nuk është e pamundur dhe i kërkon skuadrës së tij kualifikimin në raundin e tretë. Në fund kur pyetet për premio, presidenti rezervon një batutë për kuksianët.

NDESHJE E FORTË- “Tani kuptohet që shorti është i vështirë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Nuk e dimë gjendjen e ekipit të Volfsburgut, por dihet që janë ekip i fortë dhe mbi të gjitha është ekip gjerman. Kukësi duhet ta vlerësojë. Natyrisht nuk ka asgjë të lehtë, edhe në turin e parë nuk ishte e lehtë. Kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi”.

MERKATO- “Ekipi është i plotësuar tashmë, por themi që 1-2 afrime cilësore mund të bëhen. Natyrisht lojtarë cilësorë dhe që bëjnë diferencën. Besoj që këto ditë mund të vijnë lojtarë. Disa lojtarë kanë pasur probleme për shkak të pandemisë. Turi i parë tregoi që Kukësi ka stofin për titull. Bëmë ndeshje të mirë”.

11 KUNDËR 11- “Do të kishim dëshirë që të binte një nga 2 ekipet e tjera. Avantazh është që luajmë brenda. Edhe Crvena Zvezda ishte ekipi i mirë, por Tirana e meritoi kualifikimin. Edhe ne do mundohemi. Dihet çfarë vlerash ka Volfsburg, por edhe ne kemi vlerat tona. Në fushë luajmë 11 kundër 11. Kështu që duhet ta kalojmë këtë tur dhe të vazhdojmë në turin tjetër.”.

PREMIO– “Ju kuksianet aty e keni mendjen. Nëse keni, më jepni. Kuksianët rrinë e duartrokasin. Normalisht do ketë bonuse dhe nuk i kanë munguar ndonjëherë. Do jetë premio standarde, e dinë ata. E rëndësishme është që të luajmë futboll dhe të japim maksimumin. Trajner Gega e ka në dorë të ndërtojë formacionin. E rëndësishme është të përqendrohemi fort te kjo ndeshje, sepse është mirë ta kalojmë turin. Është mirë për të ardhurat që merr klubi, edhe për paratë që marrin futbollistët. Uroj të kemi fatin me vete”, u shpreh Gjici.

Related Articles

Back to top button
Close
Close