LajmeMaqedoniTopLajm

Gjashtë zjarre aktive dhe katër nën kontroll

Gjithsej 21 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktivë, katër janë nën kontroll dhe 11 janë shuar, janë regjistruar deri në orën 18:30 pasdite.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktive janë zjarret në Komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës – fsh. Niviçinë, malet Golem Goten dhe Malet e Maleshevës (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët), në Komunën e Çuçer Sandevës – pranë përçuesit (pyll), në Komunën e Prilepit – fsh. Beshishtë, vendi i quajtur Kodra e Beshishtës (pyll i përzier), në Komunën e Zhelinës – mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar), në Komunën e Tearcës – fsh. Tearcë (vegjetacion i ulët), dhe në Komunën e Shtipit – fshatrat Dragoevë dhe Selcë (pyll i ulët – me ferra dhe bar i thatë).

Related Articles

Back to top button
Close
Close