
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së djeshme ka publiuar disa fotografi nga shenjëzimi i rrugëve respektivisht vijëzimit të rrugëve në qytet. Top24 disa ditë më parë pati raportuar se vijëzimi nëpër qytet bëhet në mënyrë amatore dhe se rrugët nuk pastrohen paraprakisht por se ngjyra implementohet mbi pluhur. Naj postimit të kryetarit Kasami qytetarët i janë përgjigjur me pakënaqësi duke e akuzuar për punë jo cilësore.












